Dervishi: Qeveria s’mund të jet enti-rregullatore, është lojtare në treg, konsumon hidrokarbure

Më 21 mars 2022, me vendim qeverie është  ngritur  Bordi i Transparencës, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Dael Dervishi, në një intervistë për Ora News, tha se qeveria nuk mund të bëhet enti-rregullator i tregjeve pasi edhe  vet është lojtare në treg. Ai tha se vet qeveria është aktive në tregun e hidrokarbureve, sepse blenë dhe konsumon hidrokarbure.

Everest Dedaj: A është e mundur që një bord të llogarisë se kush janë kostot dhe fitimet në mënyrë që të dalë me një çmim të drejtë përsa i përket hidrokarbureve

Dael Dervishi: Një bord i pavarur mund ta bëj këtë gjë, pra mund të kontrollojnë çmimet në tregje, por nuk mundet që qeveria të bëhet një enti-rregullator, sepse qeveria është një lojtare në treg.  Ky rol nuk mund të mbulohet nga qeveria.  Qeveria është aktive në tregun e hidrokarbureve sepse konsumon dhe blenë hidrokarbure.

Ai tha se janë entet rregullatore zgjidhen me procedura parlamentare që mund vendosin rregulla për tregun, dhe të përcaktojnë çmimet.

Dael Dervishi: Për sa kohë një nga autoritetet është edhe lojtare në treg nuk mund të bëjë rolin e arbitrit. Janë entet rregullatore që zgjidhen me procedura parlamentare që mund vendosin rregulla për tregun. Mund të analizojnë një treg për të përcaktuar një çmim.

Mendoj se duhet të fillojmë të rregullojmë tregun ehidrokarbureve, të jetë një treg që mbikëqyret nga një ent rregullator.