Pamjet/ Kamioni përplaset me trenin në kufirin hungarez-serb, 5 të vdekur dhe 10 të plagosur

Pesë persona mbetën të vrarë dhe më shumë se dhjetë u plagosën pasi një kamion u përplas me një tren në jug të Hungarisë mëngjesin e sotëm, 5 prill.

Policia tha se një vagon kishte dalë nga shinat.

Aksidenti ndodhi në një vendkalim në Mindszent pranë kufirit hungarez-serb pak para orës 05:00 të mëngjesit.

Pesë persona në kamion u vranë dhe pati të plagosur si në kamion ashtu edhe në tren, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Kamioni ishte i regjistruar në Hungari dhe transportonte punëtorë vendas, shtoi zëdhënësi i policisë.

Faqja lokale e lajmeve delmagyar.hu postoi një fotografi të vagonit të trenit ndërsa disa ambulanca dhe helikopteri ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Kompania shtetërore hekurudhore tha se një tren në rrugën nga Kiskunfelegyhaza në Hodmezovasarhely ishte përplasur me një kamion, duke dalë nga shinat një vagon me 22 pasagjerë, nga të cilët dy u plagosën rëndë dhe tetë të tjerë morën plagë më të lehta.

Kamioni u ngjit mbi shina duke injoruar dritat e kuqe, thuhej në deklaratë, raporton Reuters.

Pamjet/ Kamioni përplaset me trenin në  kufirin hungarez-serb, 5

Pamjet/ Kamioni përplaset me trenin në  kufirin hungarez-serb, 5

Pamjet/ Kamioni përplaset me trenin në  kufirin hungarez-serb, 5

Pamjet/ Kamioni përplaset me trenin në  kufirin hungarez-serb, 5