Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse po përgatiten për sulm në lindje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 07:54
Ushtria ukrainase ka publikuar raportin e saj ditor të operacionit dhe thotë se Rusia po rigrupon trupat për një sulm në Ukrainën lindore.
Qëllimi i Rusisë është që tani të vendosë kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Lugansk, sipas raportit, i cili është publikuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në Facebook.
“Kundërshtari po siguron furnizimet me ushqime, lëndë djegëse dhe materiale lubrifikante e municione”, thuhet në postim.
Në raport thuhej gjithashtu se trupat ruse kryen granatime në qytetin jugor të Mykolaiv me armë të ndaluara sipas konventës së Gjenevës.
“Nën zjarrin e armikut ranë lagjet civile dhe institucionet mjekësore, përfshirë spitalin e fëmijëve, ka të vdekur dhe të plagosur, mes tyre edhe fëmijë."
