Video/ Shikoni se si qeni përpiqet të mbrojë fëmijët teksa pronari ndez fshesën me korrent

Një video e cila tregon një qen duke mbrojtur fëmijët nga fshesa me korrent është bërë virale në Tik Tok.

Një Rottweiler i quajtur Bear  u frikësua kur pronari i shtëpisë ndezi fshesën me korrent për të pastruar dhe menjëherë vrapoi drejt fëmijëve të ulur në divan për t'i mbrojtur.

Edhe pse pronari dëgjohet të thotë "Bear nuk ka asgjë për tu frikësuar, unë nuk do t'i lëndoj ata", qeni nuk pranon të largohet për asnjë moment nga fëmijët duke u bërë mburojë para tyre.

“Ai është shumë trim, por edhe i zgjuar", ka shkruar një përdorues i Tik Tok.