Pekini bën thirrje për bisedime për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, foli me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba të martën, 5 prill. Kina bëri përsëri thirrje për bisedime në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit në Ukrainë.
Telefonata është biseda e parë e raportuar midis dy ministrave të jashtëm që nga 1 marsi, kur Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndaluar pushtimin rus, sipas ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
"Luftërat përfundojnë por çelësi është se si të reflektohet mbi dhimbjen, të ruhet siguria e qëndrueshme në Evropë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar e efektiv", tha Wang, sipas ministrisë.
"Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim duke ruajtur një pozicion objektiv."
Kuleba shkroi në Twitter se ishte "mirënjohës" ndaj Wang Yi për "solidaritetin me viktimat civile."
Thirrja u bë me kërkesë të Ukrainës, raportoi Reuters.
Had a call with State Councilor and Foreign Minister Wang Yi. Grateful to my Chinese counterpart for solidarity with civilian victims. We both share the conviction that ending the war against Ukraine serves common interests of peace, global food security, and international trade.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 4, 2022
