Kreu i administratës rajonale: Dhjetë të vrarë pas bombardimeve në Mykolaiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 07:47
Granatimet në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv të hënën, 4 prill 2022 vranë dhjetë persona, duke përfshirë një fëmijë, tha kreu i administratës rajonale.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Oleksandr Senkevich tha: "Gjatë ditës së sotme, gjithsej 10 persona janë vrarë gjatë bombardimeve dhe 46 janë plagosur".
Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin.
Mykolaiv ka qenë nën sulm të vazhdueshëm për javë të tëra pasi forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.
Raportet vijnë pasi autoritetet ukrainase thanë se të paktën shtatë persona ishin vrarë dhe 34, përfshirë tre fëmijë, u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të dielën vonë.
