Makina del nga rruga në aksin Fushë Krujë-Kamëz, 1 viktimë e të plagosur, mes tyre dy të mitur
Një grua 82 vjeçare mbeti viktimë në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Katër persona të tjerë, mes të cilëve dy fëmijë janë në gjendje të rëndë, pasi makina ku udhëtonin doli nga rrua e përfundoi në kanal.
Një grua e moshuar humbi jetën, pasi makina ku udhëtonte si pasagjere doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Aksidenti me pasojë vdekjen u shënua në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.
Brenda mjetit që mbeti i bllokuar në mes të kanalit udhëtonin 5 persona dy nga të cilët të miturë të cilët mbetën të plagosur.
82 vjeçarja nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerët u sollën në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shpejtësia dhe lagështia në rrugë, dyshohet se ishin shkak I aksidentit që përgjaku aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Por grupi hetimor ende punon për sqarimin e rrethanave që çuan makinën jashtë rruge. Të paktën 32 persona humbën jetën në aksidente rrugore në periudhën Janar Shkurt.
Mesatarisht çdo dy ditë në rrugë shënohet një viktimë.
Shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve vlerësohet se është shkaku i 80 % të aksidenteve.
