Komunitetit Mysliman shtron Iftarin e ditës së parë të Muajit të shenjtë të Ramazanit
Erdhi Iftari i parë për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Në Tiranë kryetari i komunitetit mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu organizoi këtë Iftar me personalitete të shuimta, politikanë si dhe ambasadorë të vendit tonë.
Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i KMSH uroi gjithë besimtarët e devotshëm për sakrificën e tyre në emër të këtij muaji të mëshirës.
"Sot për ne dhe mbarë besimtarët myslimanë në të gjithë botën filloi një rrugëtim shpirtëror. Falenderimet i takojnë Zotit që na bëri të mundur të mblidhemi së bashku në këtë Iftar. Të gjithë ata që kanë agjëruar ditën e sotme Zoti ja u pranoftë", tha ai.
Dëshira e pastër e vullneti për të agjëruar, Sipas Spahiut është obligimi kryesor për respektimin e këtij muaji.
"Mbajtja e agjërimit duhet ta ndjejmë me zemër dhe pastaj të agjërojmë sepse është një krijues i gjithë-ditshëm. Di gjithçka në zemra dhe medjet tona", tha Spahiu.
Ai gjithashtu dha edhe një mesazh të rëndësishëm.
"Të jemi sa më pranë njerëzve nevojtarë, jetimëve dhe të moshuarve e të japim kontributin tonë. Vetë Ramazani e shtyn njeriun që të jetë më solidar", tha ai.
Muaji i Ramazanit këtë vit mbyllet në datën 1 maj me mbajtjen e Fiter Bajramit.
