Rikthehen reshjet e dëborës në Verilindje të vendit

Janë rikthyer reshjet e dëbore në juglindje të vendit, të cilat kanë rënë në lartësinë mbi 1000 metra.

Më të dendura reshjet e borës kanë qenë pasditen e sotme në aksin rrugor Boboshticë - Dardhë aq sa trashësia e borës në majë të Bigëll ka shkuar deri në 10 cm.

Reshjet të borës ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë.

Firmat kontraktore kanë reaguar menjëherë duke pastruar aksin nacional Boboshticë- Dardhë dhe Vithkuq - Shtyllë.

Burime bëjnë me dije se nuk paraqiten probleme në aksin Gjonomadh - Voskopojë.

Po ashtu edhe në Dibër kanë nisur reshjet e dëborës ku disa automjete të vogla kanë mbetur në rruge pasi nuk janë të pajisura me zinxhirë.

Rikthehen reshjet e dëborës në Verilindje të vendit

Rikthehen reshjet e dëborës në Verilindje të vendit