Tiranë, bie nga tarraca e banesës, ndërron jetë 67-vjeçarja

Një 67-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Tiranë në rrugën "Fadil Deliu".

Mësohet se ajo aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën "Fadil Deliu", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.