"Jemi në Ramazanin e 1443-të", Hoxha Ahmed Kalaja tregon ç'do të thotë të jesh agjërueshëm
Hoxha Ahmed Kalaja në emisionin "Kjo është koha" në RTV Ora, një emision dedikuar Muajit të Madhërishëm të Ramazanit për të gjithë besimtarët tregoi se ç'do të thotë të jesh agjërueshëm.
"Është mirësi e Zotit që njeriu të jetojë deri në Ramazan. Të jetosh deri në Ramazan do tëthotë se Zoti të do fort. Është mirësi e madhe dhe një vlerësim i madh. Një përzgjedhje që Zoti i bën njeriut që të jetojë deri në Ramazan. Mesazhi më i rëndësishëm që ne marrim është se Zoti na do fort.
Po mos na donte nuk do na i mundësonte agjërimin. Ramazani është një mirësi e Zotit, që Zoti po na thotë "ejani robtë e mi ky është shansi, kjo është mundësia, garoni." Ramazani është një garë që nuk është e rëndësishme të jesh pjesë e garës, por të fitosh garën. Sot jemi në Ramazanin e 1443. Ramazani është Muaji kur Zoti hap dyert e Parajsës, është muaji kur Zoti mbyll dyert e Ferrit."
