Reshje shiu e temperatura të ulëta, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2022, 08:02
Edhe dita e sotme do të shoqërohet me reshje të shiut.
Sipas Metoalb, pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.
Ndërkohë në mesditë parashikohet të ketë kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatar në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.
