‘Dita pa makina”, bllokohet qarkullimi në disa akse në Lezhë, do të zgjasë deri në orën 16:00

Në kuadër të ditës pa makina, vendosur nga qeveria të dielën e parë të çdo muaj, në Lezhë, është bllokuar lëvizja e automjeteve në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’.

Qarkullimi është kufizuar që prej orës 8:00 dhe do të vazhdojë deri në  orën 16:00 të ditës së sotme.

Kjo vjen për për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur.