Sot “Dita pa makina” , ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi në Tiranë dhe disa qytete në vend

Në disa qytete të vendit, dita e sotme 3 prill do të jetë pa makina.

Qeveria njoftoi pak ditë më parë se duke nisur nga dita e sotme, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku. 

Sipas asaj që deklaroi qeveria, kjo nismë vjen  për të kursyer karburant.

Qarkullimi sot do të kufizohet nga ora 09:00-15:00 ditën e sotme. Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi do të jenë:

Tiranë

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Berat

Do te mbyllet aksi rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja Osumi".

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier

Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës

Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku
Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi
Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00. 

Lezhë

Bulevardi "Gjergj Fishta" nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit"Besëlidhja";
Rruga "Luigj Gurakuqi", nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë

Shëtitorja "Kongresi" nga Banka Raiffeisen deri te "Sheshi i Qytetarëve"
Rruga "Misto Mame" nga Gjimnazi "18 tetori" deri tek kryqëzimi "Labëria"