Këshilla e Hoxhës për myslimanët e rinj që agjërojnë për herë të parë
Sot të gjithë besimtarët myslimanë nisën Muajin e shenjtë të Ramazanit. Në emisionin "Kjo është koha" në RTV Ora, Hoxha Ahmed Kalaja ka dhënë këshilla si për besimtarët që kanë kohë që agjërojnë, ashtu edhe për besimtarët e rinj që agjërojnë për herë të parë.
"Zoti për ta luftuar rutinën e Ramazanit e ka lëvizur, pra nuk është gjithmonë në një muaj. Po të ishte gjithmonë në korrik do të ishte e njëjta situatë, Zoti i madh e ka bërë që të lëvizë për të luftuar rutinën. Ne biem ndonjëherë e rutinës. Ai që agjëron për herë të parë është shumë më i ndjeshëm dhe e ndjen më shumë agjërimin se sa një person që ka kohë sepse atij i është bërë si traditë.
Këshilla ime për grupin e parë të cilët kanë një kohë që agjërojnë të ndalen më thellë në urtësitë shpirtërore dhe reflektimet shpirtërore që duhet të japë agjërimi në jetën tonë. Ndërsa të rinjtë do t'i këshilloja që ta marrin qetë-qetë sepse një njeri që fillon praktikon Islamin i jep Zoti një fuqi të paparë dhe ndonjëherë ai do që gjithë fenë ta zbatojë për një muaj ose ta bëjë brenda ditës. Ndërkohë që feja duhet marrë me qetësi dhe butësi."
