Mesazhi për besimtarët: Ramazani trokiti në dyert e myslimanëve, gjeti sofrat e bujarisë e sinqeritetit

"Kjo është k0ha" është emisioni dedikuar Muajit të Madhërishëm të Ramazanit në RTV Ora.

Sot për të gjithë besimtarët myslimanë është dita e parë e Agjërimit, sot të gjithë besimtarët myslimanë janë agjërueshëm dhe në sofrat e tyre kanë pritur një mik që vjen prej kohësh, por sot vjen për t'i dhënë kohës një kuptim tjetër. Të gjithë besimtarët myslimanë sot nisin një maratonë të veçantë drejt shpirtit të tyre. Ramazani si muaj i begatë troket në dyert e tyre për të gjetur sofrat e bujarisë dhe sofrat e sinqeritetit, zemrat e pastra. Ramazani i thotë besimtarëve se ju jeni sot në një maratonë për të qenë më të mirë, më të devotshëm.

"I pasur pa pasuri. S'më zunë sytë njeri mbi botë pa provuar veç sa vinte e bëhej më dorështrënguar. Shpatën nga milli i ngopjes zbulova, shpresën prej njerëzve me teh copëtova. Ky s'më sheh rrugën t'i pres prej së largu, as atij s'i ulem te pragu. I pasur pa para mes njerëzve soj-soj, i pasur s'je kur ke, po kur s'ke nevojë. Kur dhuna mizorit i duket e mirë, shton zullumin në fitimin këllirë. Në makthet e natës lëre mos e nga, ka për të bërë hesapet që s'i ka. Sa fodullë hundëpërpjetë kemi parë, me yjet të maten kalin duke ngarë. Po shpejt shuhet vetëkënaqësia, në derë nis përplaset dështimi, zia. Pa mall e pa famë, i pashpresë mbetur, një të mirë në libër shkruar pa gjetur. Për atë që bëri do të shpërblehet, Zoti e dënon me vuajtje që s'rrëfehet."