Ndihmuan Dumanin, Gjykata lë në burg mikun e tij, në detyrim paraqitje e dashura 20-vjeçare

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Henrik Hoxhën, mikun e Nuredin Dumanit.

Ndërkohë shtetasja kosovare 20-vjeçare M. H. që ishte e lidhur dhe e ndihmoi Dumanin i është dhënë masa detyrim paraqitje.

Mësohet se sipas dëshmisë së 20-vjeçare nga Gjilani i Kosovës M. H. ajo është shprehur se e njihte me emër tjetër Dumanin.

Nuredin Dumani ka kap në një apartament në Fier ky fshihej pasi mbeti i plagosur me armë zjarri disa ditë më parë gjatë një atentati të ngelur në tentativë në Elbasan.