Pamje tronditëse! Rusët u lidhin duart dhe vrasin ukrainasit, rrugët mbushen me kufoma

Tërheqja e trupave ruse nga zonat e pushtuara përreth Kievit ka zbuluar pasojat katastrofike të luftës. Në Bucha një qytezë në veriperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, i sapo çliruar nga ushtrua e Moskës, rrugët janë të mbushura me trupat të viktimave civilë. 

Madje qeveria e Kievit e ka konsideruar si vrasje në masë, duke shtuar se para se ti qëllonin me armë u kanë lidhur duart. Më tej këshilltari i  presidentit Zelensky shkruan se tërheqja e ushtrisë ka lënë pas një vijë gjaku të personave të vrarë të cilët nuk kanë qenë pjesë e ushtrisë.

Tashmë të çliruar familjarët do të kenë mundësinë tu thonë lamtumirën e fundit të afërmve, të cilët janë ekzekutuar pa asnjë faj.

Për Human Rights Watch ka prova për krime luftë në Bucha.  Për më tej organizata për të drejtat e njeriut deklaron se ka intervistuar një grua që ka parë civilë të grupuar prej pesë persona të cilët kanë qëlluar dhe duke i vrarë.

Të tjera denoncime vijnë edhe për përdorimin e fëmijëve si barrierë mbrojtëse nga sulmet e ushtrisë së Ukrainës.

Mediat e huaja kanë deklaruar se ushtarët e Moskës i kanë vendosur të vegjlit në tanke dhe në kamionë për tu mbrojtur gjatë lëvizjeve dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Bucha.

Në Novyi Bykiv është raportuar se civilët janë vendosur para mjeteve të armatosura, me qëllim shmangien e sulmeve ushtarake nga kundërshtarët. Më tej thuhet se fëmijët janë rrëmbyer  si pengje në disa pika të konfliktit të nxehtë në vend kjo edhe me qëllim që banorët të mos tregonin koordinatat ku ushtria ruse vendosej