Moti i keq ‘pushton’ Brazilin, 14 të vdekur si pasojë e përmbytjeve, mes tyre 7 fëmijë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dherave në shtetin juglindor brazilian të Rio de Zhaneiro.

Sipas mediave të huaja, mes viktimave janë edhe 7 fëmijë.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq, në qytetin Paraty humbën jetën 8 anëtarët e një familje, babai dhe shtatë nga fëmijët e tij të moshës 2 deri në 17 vjeç.

Sakaq, 4 persona të tjerë u plagosën, pasi shtatë shtëpi u goditën nga rrëshqitjet e dheut në komunitetin bregdetar të Ponta Negra, sipas zyrtarëve në Paraty.

SI pasojë e reshjeve më shumë se 22 lagje pësuan përmbytje dhe 71 familje u zhvendosën.

Zjarrfikësit e shtetit të Rio de Zhaneiros dhe autoritetet e mbrojtjes civile janë vendosur në qytetet e prekura për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve. Mbrojtja Civile nuk ka një vlerësim se sa persona janë të zhdukur deri më tani.