Aksident i frikshëm, makina fluturon në ajër pas përplasjes, vdes 60 vjeçari, në gjendje të rëndë gruaja
Një burrë rreth të 60-tave ka vdekur dhe një grua është plagosur rëndë pas një përplasjeje të tmerrshme. Makina e tyre pas përplasjes fluturoi në ajër në një nga rrugët më të ngarkuara të Birminghamit.
Shërbimet e urgjencës gjetën në vendin e ngjarjes vetëm rrënojat e makinës tip Mazda.
Fotot dramatike tregojnë gjithashtu një Mercedes vetëm pak metra më tutje larg vendit ku ishte Mazda. Dy makinat janë përplasur pranë kryqëzimit të Kings Road.
Viktima, një burrë rreth të 60-tave, i cili ishte pasagjer në Mazda-n e kuqe, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gruaja e tij, e cila dyshohet se ka qenë shoferja, mësohet se është plagosur rëndë, por në gjendje të qëndrueshme.
Në spital është dërguar edhe drejtuesi i Mercedesit.
Një punonjës i dyqanit e përshkroi skenën si "të tmerrshme" dhe tha se Mazda kishte fluturuar në ajër.
Ai tha: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Se si dikush mundi të dilte nga makina e kuqe nuk e shpjegoj dot."
"Një dëshmitar okular tha se ata mbetën të tronditur nga përplasja 'e tmerrshme'. Ai tha: 'Kam jetuar këtu për 10 vjet dhe ky është incidenti më i keq që kam parë ndonjëherë. Më ka tronditur."
Në vendin e ngjarjes shkuan tre makina zjarrfikëse, tre ambulanca dhe rreth një duzinë makinë policie që bllokuan rrugën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



