Kryebashkiaku i qytetit: Trupat ruse marrin rob 200 roje të centralit të Çernobilit
Trupat ruse janë tërhequr nga centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, të cilin ata e kapën më 24 shkurt - ditën e parë të luftës.
Kryetari i bashkisë së Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, i tha BBC-së se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase - të cilët ishin në mesin e atyre të bllokuar në termocentralin ndërsa ishte nën kontrollin rus - ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse.
"Ne i konsiderojmë ata robër lufte," tha Yuri Fomichev, duke shtuar se ata kanë qenë jashtë kontakteve që nga e enjtja.
"Ne jemi duke punuar për një shkëmbim të të burgosurve." – tha ai.
Nuk është ende e qartë nëse trupat ruse kanë lënë të gjithë zonën e Çernobilit, apo vetëm zonën e rreth termocentralit, tha Fomichev.
"E gjithë zona e Çernobilit është shumë e madhe. Ne nuk mund t'i monitorojmë të gjitha - ne e dimë vetëm se çfarë po ndodh rreth termocentralit ku janë punëtorët tanë."
Sipas kryebashkiakut, situata rreth termocentralit është shumë e pasigurt për të lejuar që punëtorët aktualë në kantier të zëvendësohen nga një grup i ri punonjësish.
Çernobili ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu.
Një zonë përjashtuesee pabanuar prej 4,000 km katrorë u krijua rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi.
