Piu antikalkare gjatë meshës, prifti përfundon në spital
Nënkryetari i famullisë së Châtillon, në Luginën Aosta, piu aksidentalisht Viakal (Antikalkare kundër ndryshkut të lavatriçe) gjatë meshës të së dielës së kaluar.
Don Alessandro Valerioti, 33 vjeç me origjinë nga La Salle, tashmë është mirë dhe së shpejti do të kthehet për të kryer detyrat e tij.
Aksidenti ndodhi në fund të meshës, gjatë ritit të pastrimit kur po përziente verën me ujin, ai nuk e vuri re se në fundin e enës ku ndodhej uji kishte mbetur Antikalkare. Valerioti u ndje menjëherë i sëmurë.
Ai shkoi për një kontroll në fshat dhe më pas u dërgua në spitalin Umberto Parini në Aosta ku qëndroi një natë për ekzaminimet e nevojshme.
"Më bënë një gastroskopi që zbuloi një djegie të vogël në zorrë", tha ai për ANSA.
"Më pas mora disa ditë pushim."
