Kina nuk e lë Rusinë në ‘baltë’
Kina ka përsëritur se nuk po bën asgjë të qëllimshme për të shmangur sanksionet e Bashkimit Evropian dhe SHBA kundër Rusisë.
Drejtori i Departamentit për çështjet evropiane në Ministrinë e jashtme kineze, Wang Lutong ka ripërsëritur dhe njëherë se Pekini i kundërshton sanksionet të cilat sjellin krizë globale.
Ne nuk po bëjmë asgjë të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga amerikanët apo evropianët. Ju e dini pozicionin tonë sa u përket sanksioneve. Ne i kundërshtojmë ato, pasi efektet e tyre rrezikojnë të derdhen në pjesën tjetër të botës duke çuar në luftëra monedhash, tregjesh apo financash.
Sqarimet e diplomatit vijnë pasi krerët e BE-së i kërkuan presidentit kinez Xi Jinping se ndihma ndaj Rusisë do të dëmtonte marrëdhëniet tregtare mes dy superfuqive.
Lutong deklaroi se Pekini shpall kompetencë në ndaljen e luftës duke shtuar se sigurinë e Evropës, duhet ta zgjidhin evropianët.
Të jem i sinqertë, nuk mendoj që roli i Kinës duhet të mbivlerësohet. Nuk bën që ne t’i shkojmë Rusisë e t’i themi ndale luftën e ajo ta bëjë. Çelësi i kësaj gjëje nuk është në duart e Kinës, është në duart e Uashingtonit, Brukseli, ndoshta edhe në dorën e Moskës. Sepse kjo është më me këmbë në tokë, çështjet evropiane të sigurisë duhet t’i zgjidhin evropianët.
Pekini zyrtar beson se për sa kohë marrëdhëniet tregtare me Rusinë vijojnë normalisht, Kina nuk do të ketë efekte negative ekonomike.
Kina nuk është një palë e lidhur me krizën në Ukrainë dhe ne nuk mendojmë se tregtia jonë normale me ndonjë vend tjetër do të ndikohet. Edhe Evropa ka bërë biznes normal me rusët. Ju nuk mund të ndaloni të gjithë tregtinë me rusët. Kështu tregtia jonë normale me Moskën nuk do të ndikojë negativisht sepse punonjësit dhe standardet e jetesës së Kinës varen gjithashtu nga një tregti normale me të gjitha vendet, përfshirë Rusinë.
