Gati 4 milionë refugjatë ukrainas kanë kërkuar strehim në vendet fqinje nga nisja e luftës

Gati 10% e popullsisë totale të Ukrainës është larguar nga vendi që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt vendin, me afro 4 milionë refugjatë që kërkojnë siguri në vendet fqinje evropiane.

Polonia ka marrë pjesën e luanit të refugjatëve, pasi rreth 2.4 milionë ukrainas janë nisur drejt perëndimit në kërkim të lirisë.

Disa qindra mijëra ukrainas, ndërkohë, kanë ikur në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi e ka quajtur më parë eksodin e refugjatëve nga Ukraina si kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.