Gazprom njofton klientët evropianë për ndryshimin të pagesës me rubla
Gazprom ka filluar të njoftojë klientët për mekanizmin e ri të pagesës së gazit duke dhënë indikacione teknike, pasi Kremlini urdhëroi një sistem të ri që parashikon detyrimisht konvertimin e pagesave në rubla.
Kjo u njoftua nga grupi shtetëror rus i gazit në kanalin e tij Telegram, duke shpjeguar se si një kompani ruse, Gazprom i nënshtrohet pa kushte dhe plotësisht ligjit rus.
Aty shtohet se Gazprom është një partner i përgjegjshëm dhe do të vazhdojë të eksportojë gaz për klientët në mënyrë të sigurt.
Kompania ruse Gazprom ka njoftuar se planifikon të shesë filialin e saj gjerman Gazprom Germany GmbH dhe pronat e saj.
Gazprom Gjermania merret me tregtinë, transportin dhe depozitimin e gazit natyror dhe aktualisht nuk është goditur nga sanksionet.
Nuk është e qartë nëse njoftimi do të ndikojë në furnizimin me gaz të Rusisë në Gjermani.
Vetëm dje u përhapën zëra se Ministria Gjermane e Ekonomisë, për të shmangur falimentimet e mundshme, po shqyrtonte shtetëzimin ose shpronësimin e degëve gjermane të Gazprom dhe Rosneft.
