Video/ Forcat ruse shpërndajnë me dhunë protestën në qytetin e pushtuar ukrainas
Pamjet nga qyteti i pushtuar ukrainas i Enerhodarit tregojnë shpërthime dhe re të shumta tymi gjatë një mitingu pro-ukrainas në shesh.
Banorët ishin mbledhur në qytetin jugor të pushtuar për të folur dhe kënduar himnin kombëtar të Ukrainës.
Autoritetet lokale thanë se ushtarët rusë mbërritën dhe futën disa persona në furgona.
Në një postim të veçantë, administrata lokale tha: “Okupatorët po shpërndajnë protestuesit me shpërthime”.
Ai akuzoi gjithashtu forcat ruse për bombardimin e një pjese tjetër të qytetit sot, me katër persona të plagosur në sulm.
Enerhodar është në lumin Dnipro në Ukrainën jugore dhe është shtëpia e punëtorëve të centralit bërthamor pranë Zaporizhzhia, shkruan Sky News.
Energodar city center right now. Russia doesn’t know how to establish its administration on the temporarily occupied territories. So they choose killing and intimidating people pic.twitter.com/xtqeIIfE6L
— Liubov Tsybulska (@TsybulskaLiubov) April 2, 2022
