Shoferi përplas Ferrarin e ri menjëherë sapo e bleu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2022, 19:39
Një shofer i cili sapo kishte blerë një Ferrari e përplasi atë.
Policia tha se kishte udhëtuar më pak se 3.2 kilometra kur ndodhi përplasja.
Makina sportive luksoze pësoi dëmtime të mëdha pasi u përplas në rrugën "St Alkmund's Way," Derby, pak para orës 11:00.
Njësia e Policisë Rrugore të Derbyshire shkroi në Twitter se shoferi, i cili kishte blerë Ferrarin këtë mëngjes, 1 prill, nuk pësoi lëndime dhe asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në aksident.
Makina është larguar nga rruga.
