Forcat ruse tërhiqen nga Aeroporti Hostomel
Forcat ruse thuhet se janë tërhequr nga aeroporti Hostomel, afër kryeqytetit të Ukrainës, i cili ka qenë subjekt i luftimeve që nga fillimi i konfliktit, sipas inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.
“Forcat ukrainase vazhdojnë të avancojnë, duke parë dhe tërheqjen e forcave ruse në afërsi të Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në konferencën e saj herët në mëngjes të shtunën.
"Përgjatë boshtit lindor, Ukraina ka rimarrë disa fshatra. Në lindje të Ukrainës, forcat ukrainase kanë siguruar një rrugë kyçe në Kharkiv lindor pas luftimeve të rënda," -shtoi ministria.
Hostomel ka parë luftime të ashpra që nga 24 shkurti, kur trupat ajrore ruse hynë me helikopter për të kapur një aeroport mallrash.
Hostomel është një qytet i vogël dhe me rëndësi strategjike. Para luftës, ajo ishte shtëpia e aeroportit më të rëndësishëm ndërkombëtar të mallrave të Ukrainës dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.
