“Do të vazhdojmë me procedurat ligjore”’, nuk mjafon dorëheqja e Will Smith, flet presidenti i Akademisë

Incidenti i ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Oscar”ndërmjet Chris Rock dhe Will Smith, ku ky i fundit e goditi me shuplakë pas shakasë që bëri me flokët e gruas së tij bëri bujë të madhe mediatike.

Ditën e sotme, aktori ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se tashmë nuk do të pranojë çmimin e fituar si aktori më i mire për sjelljen e tij të patolerusheme dhe aspak normale për ceremoninë në fjalë.

Mirëpo, duket se vendimi i Will erdhi fill pasi Akademia e "Oscar" do të merrte përsipër ta pezullonte çmimin e aktorit.

Presidenti David Rubin është shprehur se ndonëse ai vetë e mori një vendim të tillë, sërish procedurat disiplinore do të vazhdojë ndaj tij.

“Ne e kemi marrë dhe e kemi pranuar dorëheqjen e menjëhershme të zotit Will sipas Akademisë së Shkencave dhe Filmit. Ne do të vazhdojmë të ecin para me gjithë procedurat tona kundër zotit Smith për shkak të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar më datë 18 Prill.”

Duket se gjërat nuk qenë aspak të lehta për aktorin i cili të gjithë këtë veprim e bëri në mbrojtje të gruas së tij, por sipas autoriteteve të larta të “Oscar” kjo ishte totalisht një sjellje jo njerëzore për një figurë të tillë publike.