Rama kundër protestës për Sheshin e Flamurit: Foltorexhinjve të Vlorës u duket kolonata si stacion autobusësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 14:27
Vlora është rikthyer sërish në qendër të debateve të politikës në Tiranë.
Kryeministri Rama me anë të një statusi në twitter akuzon opozitën se ka organizuar protesta kundër urbanizimit të këtij qytetit.
“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm" shkruan shefi i mazhorancës në twitter.
Në fund të reagimit të tij Rama shkruan se ata, duke ju drejtuar opozitës, nuk dinë të bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, por sipas tij Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur të re.