Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre makina përplasen me njëra-tjetrën dhe pastaj me trafikndarësen

Aksident në superstradën Lezhë-Milot, në afersi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me trafikndarësen e një karburanti.

Nga aksidenti nuk raportohet për të lenduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti të trefishtë.