Abuzimet seksuale me nxënës në shkolla, kërkohet filtrimi i mësuesve dhe drejtoreve
Abuzimi seksual i fëmijëve është një nga format më të këqija të dhunës ndaj fëmijëve dhe ka një ndjeshmëri shumë të lartë. Që rastet mos të përsëriten psikologët dhe qytetarët shohin si zgjidhje filtrimin e mësuesve para se ato të punësohen në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin dhe fëmijët të kenë një ambient të sigurt në shkollë.
Abuzimet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla, janë fenomene mjaft shqetësuese dhe jo pak të shprehura.
Megjithë dhe pse raste të ngjashme kanë ndodhur shpesh autoritetet përkatëse duket se nuk kanë marrë asnjë masë përkatëse pasi ende po raportohen raste të abuzimit.
Raste të tilla shqetësuese kanë ngritur në alarm qytetarët të cilët thonë se mësuesit duhet të filtrohen para se të punësohen.
"Të jetë i pastër nga ana morale."
"Të shikohen përpara si në kohën tonë që shihej biografia."
Edhe psikologia, Ariola Manreka, është e të njëjtit mendim si qytetarët që para punësimit mësuesit duhet të filtrohen por ndërkohë shprehet se komunikimi prind-fëmijë është shumë i rëndësishëm që rastë të tilla të mos ndodhin.
"Duhet filter i mirë i përzgjedhjes edhe të profesionistëve patjetër, qoftë nga drejtuesit dhe nga mësuesit".
Ngacmimet seksuale me të mitur nëpër shkolla në të shumtën e rasteve nuk denoncohen ose kallëzimet në polici bëhen vetëm pas abuzimit.
