Dita botërore e autizmit, Ora News me fëmijët e këtij spektri në Qendrën e Pogradecit

Të shtunën e 2 prillit shënohet Dita Botërore e Autizmit, ndërsa kjo ditë është një përpjekje për ti dhënë fund diskriminimit të personave me autizëm.

Janë persona me autizëm në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuara në Pogradec.

Mes shumë personave të tjerë, ndodhet edhe ky 9-vjeçar me Autizëm.

Për Ora News, ai reciton një poezi.

Drejtoresha e Qendrës, Anila Bebri, ka treguar se puna me këta fëmijë është sa e vështirë aq edhe e këndshme për rezultatet që merr stafi dhe prindërit në përfundim.

"Me të gjithë fëmijët e qendrës zhvillohet një punë e veçantë, akoma më e vëçantë me fëmijët e spektrit të autizmit. Të punosh me ta është që gjithë kohës të jesh duke vrapuar."

Në Qendrën Komunitare të Personave me aftësi të kufizuar marrin përkujdesje 51 fëmijë, ku 33 prej tyre janë të spektrit të autizmit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, apeli për të gjithë shkon për përkrahje sa me të madhe të këtyre fëmijëve.