Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putin ditën e sotme

Presidenti rus Vladimir Putin do të flasë në telefon me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan të premten, tha Kremlini, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Stambolli priti të martën bisedimet e paqes ruso-ukrainase.

Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si një vend garantues i sigurisë për Ukrainën, por detajet e një formati të tillë duhet të përpunohen.

Ukraina ka propozuar miratimin e statusit neutral, domethënë, mosanëtarësimin në aleanca ushtarake si NATO ose mbajtjen e bazave ushtarake, në këmbim të vendeve që ofrojnë të jenë garantues të sigurisë së saj.

Erdogan foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në telefon të enjten.

Ankaraja ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.