"Putini me kancer në tiroide", Kremlini e përgënjeshtron lajmin: Janë thashetheme

Presidenti rus Vladimir Putin dyshohet se ka kancer në tiroide.

Lajmin e ka bërë me dije media e pavarur ruse Proekt, gjatë një investigimi ku ka raportuar listën e mjekëve që e shoqërojnë presidentin rus gjatë udhëtimeve të tij.

 “Që nga fillimi i mandatit të parë të Putinit, Kremlini filloi të fshehë informacione për shëndetin e presidentit”- thuhet një investigim. Putin tani shoqërohet nga një ekip i madh mjekësh, duke përfshirë një kirurg që është i specializuar në kancerin e tiroides”, thotë Proekt. 

Ndërkohë, Kremlini i mohon këtë lajm, ku zëdhënësi Dmytry Peskov, tha se nuk është e vërtetë që presidenti rus është me kancer.