Zjarrfikësit ende po përpiqen të shuajnë flakët e depove të naftës në Rusi

Moska bëri me dije se zjarri në depon e naftës në Belgorod u shkaktua nga një sulm ajror nga dy helikopterë ukrainas.

Zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar zjarrin, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk do të konfirmojë dhe as mohojë se qëndron pas sulmit.

Belgorod është përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.

Pamjet e verifikuara të kamerave të sigurisë nga depoja tregojnë dy helikopterë që fluturojnë ulët duke lëshuar raketa, të ndjekur nga shpërthime të mëdha.

Kremlini tha se sulmi nuk krijoi "kushte të favorshme" për bisedimet e paqes.