Ukrainë: Riparimi i infrastrukturës së qytetit të Mariupol kushton 10 miliardë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2022, 17:35
Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka vlerësuar se do të kushtojë të paktën 10 miliardë dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar të qytetit, pas disa javësh të granatimeve ruse.
Si pasojë e sulmeve janë shkatërruar shkolla, ndërtesa e spitale.
Ndërkohë, mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të prej javësh.
“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t'i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare (të Drejtësisë)”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.
