OKB thotë se 'tragjedia duhet të ndalet' pasi numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në 4.1 milion

Mbi 4.1 milionë civilë janë larguar deri tani nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, ka thënë UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.

Agjencia tha se të dhënat e fundit tregojnë se 4,102,876 ukrainas ishin larguar nga vendi që nga muaji i kaluar, ndërsa gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar.

"Të detyruar të vrapojnë për jetën e tyre. Të detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Të detyruar të jenë të ndarë nga familja. Kjo tragjedi duhet të ndalet," tha UNHCR.

Autoritetet në Kiev pretendojnë se të paktën 148 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Ministria ukrainase e mbrojtjes shtoi se 1,370 raketa ishin lëshuar dhe 15 aeroporte ukrainase ishin shkatërruar që nga 24 shkurti.