Kiev, rusët konfiskuan 14 ton ndihma humanitare

Katërmbëdhjetë ton ushqime dhe ilaçe të destinuara për civilët në Melitopol, në gjysmë të rrugës midis Mariupolit dhe Krimesë, janë konfiskuar nga forcat ruse.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cituar nga Kyiv Independent në Twitter dhe gjithashtu e marrë nga CNN.

"Ndihmat po transportoheshin me autobus dhe ky autobus pasi të dërgonte ndihmat do të evakuonte dhe civilët në Zaporizhzhia", -shkruan Vereshchuck.