Sanksionet ruse, Draghi telefon kancelarin gjerman
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 23:10
Kryeministri italian Mario Draghi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Të dy liderët kanë diskutuar mbi cështjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe zhvillimet e fundit në lidhje me importin e gazit nga Rusia.
Draghi dhe Scholz janë dakortësuar mbi rëndësinë e ruajtjes së sistemit sanksionues për Rusinë, i cili po rezulton të jetë shumë efektiv.
Kreu i ekzekutivit italian dhe kancelari gjerman janë në të njëjtën linjë mbi rëndësinë e mbajtjes së një qasjeje të unifikuar në nivel evropian.