Pretendimet e Biden: Putini mund t'i ketë vënë këshilltarët në arrest shtëpiak

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden pretendon se presidenti rus Vladimir Putin duket se po izolohet tashmë.

"Ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij," pohon ai.

"Unë nuk dua të tregoj më shumë për këtë në këto momente sepse ne nuk kemi aq shumë prova të forta për ta mbështetur diçka të tillë."

Më herët Biden tha se do të lëvizja drejt energjisë së pastër do t'i ndihmojë amerikanët të përballen me rritjen e çmimeve të karburantit.

Sipas tij, SHBA duhet të dyfishojë energjinë e pastër, e cila përfshihet edhe në miratimin e projektligjit të tij aktualisht përpara Kongresit.