Ekspertët bërthamorë do të dërgohen në Çernobil me mision sigurie
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të kryesojë një mision sigurie në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, pasi trupat ruse u raportuan se ishin larguar nga vendi.
Rafael Mariano Grossi tha se do të ishte i pari nga disa misione të tilla në Ukrainë.
Ai tha në një konferencë për shtyp se largimi i trupave ruse nga zona ishte një hap në drejtimin e duhur, raporton Reuters.
Ai theksoi se nivelet e rrezatimit ishin "mjaft normale" rreth zonës.
Disa trupa ruse ishin ende në zonën rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit të premten në mëngjes, tha kreu i kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës Energoatom.
Objekti është famëkeq për fatkeqësinë e vitit 1986 në të cilën shpërtheu një nga reaktorët duke lëshuar rrezatim në ajër.
