Video/ Burri shfaqet aksidentalisht nudo në dhomë, ndërsa partneri i tij po zhvillonte mbledhje në Zoom
Një video tregon momentin gazmor kur një burrë hyri aksidentalisht krejtësisht i zhveshur në dhomën e punës së partnerit i cili ishte duke zhvilluar një mbledhje në Zoom.
Kur e kuptoi se po shfaqej në ekran ai u ul menjëherë në dysheme për tu fshehur.
Jason Bowers, 35 vjeç, sapo kishte dalë nga dushi dhe ishte krejtësisht nudo kur hyri në dhomën e gjumit që ndan me partnerin e tij, Damian Mlotkowski, gjithashtu 35 vjeç, në shtëpinë e tyre në West Hollywood, Kaliforni.
Në fillim, Jason po shkruante një mesazh në telefonin e tij dhe nuk e vuri re që Damian ishte në takimin e tij javor të Zoom dhe se ai u shfaq në kornizën e kamerës.
“Nuk e kisha idenë se ai ishte në një takim”, tha Jason.
“Isha aq i përqendruar në mesazhin tim, saqë nuk ngrita sytë, kështu që nuk mund ta shihja se ai ishte në një telefonatë."
“Unë u ula menjëherë në dysheme."
Për fat të mirë, një karrige e vendosur mirë e mbrojti modestinë e Jasonit.
