Ministri Britanik i Mbrojtjes: Vladimir Putini është në një kafaz që e ndërtoi vetë

Rusia është tani një vend më i vogël si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë, thotë Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

Duke folur për Sky News, ai tha se Presidenti Putin nuk është më forca që ka qenë dhe se ai tani është një njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë.

“Ushtria e tij është e rraskapitur, ka pësuar humbje të konsiderueshme. Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar. Ai jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij."

Wallace thotë se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

"Ne e kemi parë këtë më parë. Gjithmonë përkeqësohet. Ajo përpjekje shkon për më shumë sulme civile,."

Ai shton se aleatët ndërkombëtarë kanë rënë dakord të furnizojnë më shumë pajisje ushtarake dhe "ndihma vdekjeprurëse" për Ukrainën, duke përfshirë automjete të blinduara dhe artileri dhe municione me rreze të gjatë.