“Incineratorët” ja momenti i arrestimit të ish-kryetarit të Komisionit të Prokurimit, Pëllumb Abeshi
Ky është momenti kur shoqërohen të arrestuarit lidhur me çështjen e incineratorëve nga ana e prokurorisë së posaçme SPAK.
Më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e dhënë në mungesë dy ditë më parë për 9 të hetuarit për incineratorin e Fierit.
Ndërkohë, mes tyre mund të shihet se Pëllumb Abeshi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Pëllumb Abreshi ka qenë Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit si ish-kryetar i Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Elbasanit.
Pas këtij vendimi, 7 personat do presin hetimin e mëtejshëm në masën "arrest në burg", ndërsa 2 të tjerët në masën "arrest në shtëpi", përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Ndërkohë është bërë vlerësimi edhe për 5 të hetuarit e tjerë, dy prej të cilëve, Pëllumb Abeshi dhe Etleva Kondi po hetohen në dyja dosjet, si për Fierin ashtu edhe për Elbasanin.
Arrestimet kanë ardhur pas denoncimeve të shumë nga mediat dhe opozita lidhur me atë që është quajtur si afera e shekullit.
Foto: LSA


