Moti i keq në Shëngjin, kapiteneria e portit pezullon lundrimin detar

Moti keq me shi dhe erë të fortë, ka përfshirë ditën e sotme edhe Shëngjinin.

Kështu, moti i keq ka detyruar kapitanerinë e portit të Shëngjinit që të pezullojë lundrimin detar.

Prej mesditës të sotme mjetet lundruese të të gjitha llojeve janë ankoruar në port.

Ndërkohë, aktualisht shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit 7 deri në 8 ballë me drejtim jug/perëndim.

Moti i keq në Shëngjin, kapiteneria e portit pezullon lundrimin detar