Nesho: Me incineratorët duhet të kishte rënë qeveria, SPAK-u po tregon se nuk bën drejtësi

Në një intervistë për RTV Ora, ambasadori Agim Nesho u shpreh se incineratorët janë vjedhja e shekullit në një përmasë të jashtëzakonshëm.

Ai tha se kjo aferë prek deri tek kryeministri, sepse kjo administratë po provon veten se është më e korruptuara që ka ardhur në këtë tranzicion.

Nesho: Kemi një vit që është denoncuar nga PD dhe LSI incineratorët. Është një vjedhje e shekullit në një përmasë të jashtëzakonshëm duke dhënë veprime që janë shpërdoruar. Administrata publike pa përgatitur gjithë këtë terren që të vidhen paratë. Sot duhet të ishte një skandal, por ne jemi mësuar tashmë. Kjo aferë prek deri tek kryeministri, ndërsa ai flet për përgjegjësi individuale që e cila nuk qëndron, sepse kjo administratë po provon veten se është më e korruptuara që ka ardhur në këtë tranzicion.

Këtë po e tregon me PPP-të dhe organizata që kanë qenë të dyshimta se si i kanë marrë këto dhe po shohim një ecuri që nuk bëhet përmes procedurave, por ka një vendosje nga autoritetet e shtetërore dhe reflektohet në këtë shumicë njerëzish që arrestohen. Njerëzit nuk reflektojnë dhe nuk i përgjigjen ligjit, por një personi që drejton. Kanë marrëdhënie jo me shtetin dhe ligjin, por me personat që i kanë vendosur ata. Kjo është një problematikë e jashtëzakonshme.

Nesho shtoi se SPAK-u ka një sfidë të madhe për të treguar se është i ndarë nga drejtësia e kaluar, gjë të cilin sipas tij.

Nesho: SPAK-u ka një sfidë të madhe për të treguar se është i ndarë nga drejtësia e kaluar. Ne kemi perceptime deri më tani se kjo nuk po ndodh. Është kaluar te nivelet e mesme dhe ndonjë kokërr për të justifikuar ata që kanë projektuar gjithë këtë skemë. Do të ishte një naivitet që një skemë e tillë me incineratorë në gjithë vendin, kur kryeministri thotë se është ideja e tije madhe për të pastruar vendin dhe të mos ketë përgjegjësi nga një kryeministër që sheh institucionet kanë anashkaluar ligjin për të fituar, nuk ka mundësi. Kjo aferë duhet të kishte rrëzuar çdo qeveri.