Ju flet Moska - Erion Veliaj duhet ta emërtojë "Irani i lirë" rrugën e Ambasadës Iraniane

Erion Veliaj duhet ta emërojë "Irani i lirë" rrugën e Ambasadës Iraniane ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Erion Veliaj e emërtoi si “Ukraina e Lirë” rrugën pranë ambasadës ruse. Ajo ka qenë emërtuar “Donika Kastrioti”.

Veliaj nuk e vë emrin e rrugës “Irani i Lirë”, sepse Erioni ka një problem, megjithëse opozitën e Iranit e mbështesin amerikanët.

Ai nuk e bën këtë gjë sepse si rastësisht ka një lidhje familjare me Iranin. Veliaj ka lindur në vitin 1979 rastësisht dhe në këtë vit është bërë revolucioni islamik në Iran.

Rastësisht regjimi i ri kishte marrëdhënie të mira me regjimin e Enver Hoxhës aso kohe dhe ndodhi që një grup studentësh iranianë erdhën për vizitë në Shqipëri dhe ndodhi që këta në vendin tonë merrnin stërvitje ushtarake.

Rastësisht ndodhi që nëna e Veliajt, Shqiponja Veliaj, ndodhi që në vitin 1979 të ishte oficere dhe u ngarkua të përgatiste ushtarakisht këta studentët.

Rastësisht ndodhi që cikli biologjik për lindjen e fëmijët të përputhet. Nga marsi që nëna e Veliajt stërviste Ahmedinexhanin, deri në dhjetor lind Veliaj.