Gjata: Reforma në Drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro, gjykatat bosh, SPAK-u i çalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 21:46
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Clirim Gjata u shpreh se reforma në drejtësi ishte një projekt i madh i nivelit të dytë apo të tretë të BE.
Ai tha se Reforma në drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro dhe se sot kemi gjykata të boshatisura e një SPAK të çalë.
Çlirim Gjata: U tha se duhet të bëjmë reformën në drejtësi se nuk hyjmë në BE. Sa kemi lëvizur drejt BE-së këto vite? Zero progres e ndikim në ekonomi. Kjo reformë ishte një projekt i madh i nivelit të dytë apo të tretë të BE. Nuk ishte projekt i ardhura nga nivele të larta.
Projekt për të lëvruar ca para. Reforma në drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro. Sot kemi gjykata të boshatisura, SPAK i çalë, ka shkuar deri në nivel deputeti e ish-ministrash.

