Hajdarmataj: Anëtarët e grupeve kriminale enden lirshëm rrugëve, Dumani ka bashkëpunëtorë në polici

Në një intervistë për RTV Ora, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj u shpreh se në rastin e Dumanit, policia ka dështuar në parandalimit të krimit.

Ai tha se është shqetësuese se si këta njerëz të grupeve kriminale që akuzohet për vrasje enden dhe lëvizin lirshëm në akset kryesore të Shqipërisë.

Hajdarmataj: Policia e shtetit ka dështuar në parandalim, pasi ishin kundërshtaret e Dumanit ata që tentuar që të ekzekutonin Dumanin, sepse për policinë do të ishte kryer një krim tjetër. Pjesa e mirë që duhet parë është puna e mirë e prokurorisë dhe policisë, ndërsa drejtori i policisë nuk përmendi punën e prokurorisë lidhur me përgjimet. Është anë pozitive që u arrit të arrestohej. Shpresoj se ngjarje të shkojë drejt zbardhjes për gjithë ato akuza që mbart Dumani dhe Talo Çelo.

Ne duhet të na shqetësojë një fakt, që si ka mundësi që këta njerëz të grupeve kriminale që akuzohen për vrasje enden dhe lëvizin lirshëm në akset kryesore të Shqipërisë. Kemi një armë që u gjend në shtëpinë e Dumanit dhe gëzhoja e mbetura në vendngjarja dhe është përdorur një tip kallashnikov i rëndë. Kemi dy grupe kriminale me armë në makina dhe të pashqetësuar. Ky është shqetësimi që ne kemi si qytetar. këto grupe kanë një mbështetje te policia dhe bashkëpunëtorët si dhe në media, sepse kanë një siguri.

Hajdarmataj shtoi se madje ka gazetarë që e kanë intervistuar Talo Çelën, edhe pse ai është në kërkim dhe nuk gjendet dot nga policia.

Hajdarmataj: Madje ka gazetarë që e kanë intervistuar Talo Çelën, edhe pse ai është në kërkim dhe nuk gjendet dot nga policia. Ka gazetarë t ë tjerë që shkojnë edhe në parcela kanabisi edhe pse policia nuk di se ku janë. Këta kriminelë kanë bashkëpunëtorë edhe në strukturat e policisë. Edhe në policitë perëndimore ka punonjës që janë lidhur me grupe kriminale, por problemi është nëse është shqetësues apo janë raste sporadike. Për mua kriminalizimi më i madh i policisë ka ndodhur gjatë kohës së Tahirit në kohën e kanabizimit masivisht.